• 9 years ago
Banorët e fshatit Bilçë në Berat kanë protestuar përpara Bashkisë. Shkak është bërë mbyllja prej një muaji e portave të rezervuarit që përdoret për vaditje.

Kryeplaku i fshatit thotë se kjo situatë po çon në tharjen e tokave bujqësore dhe ullinjve.

?Problemi qe kemi ngritur ne është problemi i vaditjes. Sivjet ka një problem që rezervuari nuk ka paëur ujin e duhur dhe nuk na kanë ecur gjërat mirë. 187 ha tokë dhe shumë rrënjë ullij, sivjet nuk është vaditur as 40%, është një goditje e madhe?, thotë kryeplaku i fshatit Bilçë.

Ish-kryeplaku tregon se prej vitesh ka funksionuar një shoqatë me përfaqësuesit e fshatit e cila merrte në ngarkim funksionin e rezervuarit për vaditje por tashmë rezervuari shfrytëzohet vetëm nga një person,i cili e përdor privatisht për peshkim. ..

?Ai vjen dhe nuk na lë bashkë me drejtorin. Kërkojmë të hapet uji, të zgjidhet shoqata në fshat dhe ta administrojmë vetë rezervuarin?, shprehet Asqeri Alimeti.

Përballë këtyre akuzave, nënkryetari i Bashkisë së Berarit, sqaron se personi i akuzuar ka një kontratë me Ministrinë e Bujqësisë.

Në të njëtën kohë nënkryetari i Bashkisë ka hedhur poshtë pretendimin e banorëve. Në matjet e fundit rezervuari ka rezultuar në kuotat minimale, çka ka bërë që Prefektura të udhëzojë se në kushtet e thatësirë rezervuari do të përdoren për raste emergjencash, për furnizimin e popullatës dhe në raste zjarresh.

Category

📺
TV

Recommended