Ndërkohë anëtarët e Bordit Administrimit të Universitetit të Mjekësisë i kanë çuar ankesë edhe Sekretarit të Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca për këto zëvendësime.
Ndreca në përgjigjen e tij konstaton se ankesat janë të drejta dhe se zëvendësimi i anëtarëve të bordit është bërë me urdhër të Ministres Karabina dhe në kundërshtim me ligjin.
?Të nderuar Rektor dhe Administrator/Kancelar të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë!
E lexova me shumë kujdes ankesën tuaj drejtuar Ministres së Arsimit dhe Sportit dhe bie plotësisht dakord me ju, në argumentet juridike të trajtuar. Ju informoj gjithashtu që aktet e nxjerra nga Ministrja e Arsimit dhe e Sportit janë hartuar personalisht nga ana e Ministres dhe nuk janë trajtuar nga administrata publike e MAS, për të filtruar përputhshmërinë ligjore të tyre.
Njëkohësisht bie dakord me të dy argumentet e trajtuar në ankimin tuaj
1. Është e vërtetë që të gjitha aktet e nxjerra nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit janë akte ?zëvendësimi? në detyrë, institut juridik ky që nuk njihet nga legjislacioni shqiptar që rregullon marrëdhëniet juridike në fushën e arsimit të lartë. Si ligji organik nr. 80/2015 ?Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë? ashtu dhe Kodi i Procedurave Administrative nuk e njohin insititutin e zëvendësimit.