Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
TIRANË - Pas letrës së ministres teknike të arsimit Karabina e cila shprehte indinjatën për hotelin ku u zhvillua për 4 ditë me radhë seminari me rreth 40 pedagogë, Prof. Dr. dhe mësues në Gjakovë ?Për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë?, ka ardhur dhe një reagim i zyrtarit të Ministrisë së Arsimit të Kosovës Nuhi Gashi. Ai shkruan se deklarata e Karabinës ishte e pavend pasi ministrja jo vetëm që nuk erdhi para orarit siç duhej të vinte sipas tij por edhe u vonua për 30 minuta duke hequr nga axhenda e ditës së parë të seminarit debatin e hapur me të pranishmit.

Në faksimilen që Shqiptarja.com disponon duket qartë dhe e theksuar që ishte planifikuar debat e dialog publik por ministrja e cila mbërriti me vonesë e hoqi këtë pjesë nga axhenda. Ndërsa për kërkesat e tjera logjistike të ministres teknike si buxheti i vënë në dispozicion Gashi deklaron se sqarimet do t?i jepen nga stafi përgjegjës i logjistikës. Shqiptarja.com mëson se Karabina shoqërohej nga këshilltari i saj në MAS, Ndriçim Mehmeti.

Category

📺
TV

Recommended