Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Për emërimin e anëtarëve të rinj në Bordin e Administrimit të Universitetit të Tiranës, që u cilësua nga dekanët si shkelje e autonomisë, ka reaguar edhe rektori i Universitetit Mynyr Koni.

Në një deklaratë për mediat Koni tha se vendimi i ish ministres teknike të Arsimit Mirela Karabina, janë legjitime dhe konform ligjit të arsimit të lartë.

?Bordi i Administrimit është i përbërë nga 7 anëtarë, përfaqësues të stafit akademik që përzgjidhen nga Senati akademik, përfaqësues me mandat 5-vjeçar, si dhe përfaqësues të ministrisë së linjës, që emërohen nga ministri?, thotë Mynyr Koni, rektor i UT-së.

Ndërsa dekani i fakultetit ekonomik, Dhori Kule shprehet se zëvendësimet e ndërmarra pa procedurë prekin autonominë e universitetit.

Përmes një reagimi të bërë në lidhje emërimet e reja, ish ministrja Karabina ka thënë se ndryshimet janë bazuara në ligj dhe në përgjigje të shqetësimeve të autoriteteve drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë publik.

Category

📺
TV
Comments

Recommended