Specialistët e shëndetit publik, konfirmojë faktin se kequshqyerja është faktori kryesor I rritjes së sëmundshmërisë dhe vdekjes në Shqipëri këto 20 vitet e fundit.
?Kemi një shtim shumë të madh të vdekjeve dhe sëmundshmërisë tek shqiptarët, për disa arsye mes të cilave problemet e lidhura me ushqyerjen zënë vendin e parë, duhani, alkooli, ndotja e mjedisi edhe disa faktorë, për disa kancer duket qartë që janë në rritje si nga vdekja?.
Debati për sigurinë ushqimore në vend, lidhur edhe nga raporti i fundit i KLSH mbi AKU, sipas specialistëve përdorimi i hormonëve në ushqime është një faktor risku për rritjes e sëmundshmërisë dhe sëmundjeve kancerogjene.
?Për këto kancera ka ndikim rritja e kequshqyerjes dhe hormone. Ato që bën Bashkimi Europian për kontrollin e ushqimeve vëmë re se janë shkak i rritjes së kancerit dhe nuk lejohen një sërë hormonesh për perdorimin e mishit?, thotë Alban Ylli, specialist i ISHP.
Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shteti doli në përfundimin se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk arrin të garantojë sigurinë ushqimore në vend për produktet që shiten apo ato që hyjnë në vendin tonë. Rreth 1/3 e produkteve të hyra në Shqipëri nuk janë monitoruar, thuhet ne raport. Ndër të tjera analizat e AKU janë kryer në laboratorë të paautorizuar akoma nga Ministri i Bujqësisë, i cili duhet të miratojë me urdhër listën e tyre. Tv Klan