Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
TIRANE-Gjykata ka lënë në burg Saimir Cullhajn 32-vjeç nga Shijaku, pasi tentoi që të dërgonte nga Shqipëria në Angli armë përmes postës.

Ai u arrestua para dy ditësh, ndërsa në kërkim është edhe një tjetër person, që akuzohet për bashkëpunim në trafikun e armëve në Britani.

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke vendosur masën ?Arrest me burg? për Saimir Cullhajn.

Saimir Cullhaj: Nuk e dija çfarë kishte brenda pakove
32-vjeçari nuk e ka pranuar akuzën, duke deklaruar se nuk e dinte se cfare kishte brenda pakove, ndërsa shtoi se tre kutitë ia ka dhënë një person tjetër, duke ia kërkuar si nder që ti dërgonte në Angli.

Ndaj Cullhajt rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të armëve, armëbajtie pa leje dhe trafikim narkotikësh pasi gjatë arrestit atij ju gjet në banesë dhe një sasi kanabis.

Por vetë Cullhaj mohoi akuzën ndërsa para gjykatës sqaroi ?z.Gjykatës, unë skam lidhje me armët. Një shok i imi i quajtur Tani me banim në shijak më kërkoi që ta ndihmoja të postonim dicka në Durrës. Më tha që ishte i pirë dhe mqs ishim shok, pranova ta ndihmoj. Por as nuk e di se cfarë kishin kutiat dhe as nuk di se kush do ti pranonte?

Category

📺
TV

Recommended