Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm pak ditë nga stuhia e uraganit Harvey, mijëra njerëz vazhdojnë ende luftën për t?i mbijetuar përmbytjeve. Sasia e shirave në disa zona ka arritur në 1 metër e 50 centimetra. Pjesa më e madhe e rrugëve janë kthyer në lumenj. Njerëzit dhe ekipet e shpëtimit mund të lëvizin vetëm përmes varkave, ose helikopterëve. Të paktën 9 persona kanë humbur jetën, 6 prej të cilëve anëtarë të së njëjtës familje. Mbi 3 mijë të tjerë janë shpëtuar në Huston. Helikopterët e skuadrave të shpëtimit evakuuan banorët nga tarracat e pallateve dhe shtëpive, ndërsa qindra shtëpi janë mbuluar nga uji. Mediat raportojnë se më shumë se 12,000 ushtarë civilë janë aktivizuar për t?I ardhur në ndihmë forcave kombëtare në operacionet e kërkim shpëtimit. Deri më tani llogariten të paktën 500,000 persona të prekur nga stuhia që solli uragani Havey. Presidenti Donald Trump ka premtuar se do të ndërmarrë veprime të shpejta për t?u ardhur në ndihmë personave të prekur, edhe pse kjo do të ketë një kosto të lartë. Madje ai pritet të vizitojë personalisht Teksasin këtë të martë, ndërsa ka aprovuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Luizianën fqinje.

Category

📺
TV

Recommended