Një restorant në Llogara është grabitur nga persona të armatosur dhe të maskuar. Ngjarja ka ndodhur një javë më parë, gjatë natës.
Grabitja është filmuar nga kamerat e sigurisë së restorantit. Në to shihet një person i maskuar dhe me një automatik në dorë që i afrohet restorantit. Mban kapele dhe syze për të mos u identifikuar.
Grabitësit e tjerë i kanë evituar kamerat. Personi i filmuar besohet se kishte për detyrë të ruante grabitësit e tjerë.
Policia tha se ata kanë mundur të marrin paratë e xhiros ditore dhe janë larguar.
Tv Klan