Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dollari amerikan arrin nivelin më të ulët të shkëmbimit ndaj lekut shqiptar. Një dollar është këmbyer me 110 lekë nga 130 që këmbehej në fillim të këtij viti. Ky zhvlerësim lidhet kryesisht me situatën e kësaj monedhe në tregjet ndërkombëtare dhe vlerësimin e euros.
Monedha amerikane është dobësuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit. Në kursin e këmbimit një dollar tashmë këmbehet me vetëm 110 lekë nga 130 që këmbehej në fillim të këtij viti.
Dollari amerikan është zhvlerësuar krahasuar edhe me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas ekspertëve kjo situatë ka ardhur e ndikuar nga zhvlerësimi i dollarit në tregjet ndërkombëtare por e ndikuar edhe nga një euro e dobët në vend. Monedha e gjelbër arriti vlerësimin e saj më të lartë menjëherë pas zgjedhjes së Donald Trump dhe vendimit të Federal Rezervës për të rritur normat e interesit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/dollari-ne-pikiate/