Ekzemplari më i rrallë në botë dhe e mbijetuara e për më shumë se 4 mijë vjetëve, xhubleta shqiptare, rrezikon të zhduket.
Ky ekzemplar i rrallë i etnografisë dhe kostumografisë shqiptare gjendet ende në trevat që përfshin Malësinë e Shkodrës deri në Mal të Zi e përreth Bjeshkëve të Nemuna.
Koleksionistja e njohur Linda Spahiu që ruan ekzemplarë të xhubletave dhe të tjera veshjeve popullore e objekteve etnografike bën apel për rrezikun e humbjes së kësaj trashëgimie.