Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Një person është gjetur i pajetë këtë pasdite në zonën e Lungomares në Vlorë.

Mësohet se kanë qënë qytetarët ata të cilët kanë vënë re trupin e pajetë i cili pluskonte në ujë.

Policia bën me dije se 76-vjeçari me inicialet L.H dyshohet të jetë mbytur pasi ka rënë nga shkallët e Lungomares.

Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, ku ka konstatuar një trup të pajetë, ku fillimisht ka qënë e pamundur për ta identifikuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Category

📺
TV

Recommended