Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
10% e vdekjeve në vend shkaktohen nga traumat e ndryshme. Ne konferencën shkencore të organizuar nga Spitali Universitar i Tramuës, doli në pah se rastet kanë ardhur ne rritje. Në një ditë normale në urgjence paraqiten 150 raste.

Gjovalin Bushi, Drejtori i Spitalit Universitar të Traumës: ?Trauma është problem në të gjithë botën, duke arritur në 10 për qind të të gjithë vdekjeve në vit, si shkak kryesor i paaftësisë. Rreth gjysma e vdekjeve nga trauma janë të moshës 15-45 vjeç, dhe është shkaku kryesor i vdekjeve në këtë grupmoshë.?
Meshkujt janë ata që pësojnë numri më të lartë të trumave të vlerësuar në masën 68%, kjo për shkak të aksidenteve rrugore, aksidenteve në punë dhe konflikteve kryesisht me armë.

?Dëmtimet në 68 për qind të vdekjeve prekin meshkujt, e po kështu vdekjet nga traumat janë dy herë më të zakonshme tek meshkujt sesa tek femrat, pasi meshkujt janë më në aktivitet fizik dhe marrin dy herë më tepër rreziqe.?

Prej 5 vitesh, Spitali i Traumës operon si spital universitar duke mbajtur barrën e të gjitha rasteve të aksidenteve apo traumave të ndryshme. /Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended