Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Nesër kombëtarja Shqiptare do të përballet me Lihtenshteinin dhe kjo është ndeshja debutuese e trajnerit të ri, Christian Panuccit, i cili u shpreh se kjo ndeshje ka pasur përqëndrim maksimal si nga ai dhe nga lojtarët.

?Nëse mendojmë se nesër do të jetë një ndeshje e thjeshtë, atëherë do të na dalë e kundërta. Po mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme pasi është shumë e rëndësishme, më pas do mendojmë për Maqedoninë dhe ndeshjet e tetorit. Djemtë kanë punuar shumë mirë dhe nesër do të jemi në fushë me shumë seriozitet për ta fituar këtë ndeshje?, tha Panucci.

I pyetur për ndëshkimin e Cikalleshit, tekniku preferojë të mos flasë pasi është i përqendruar te sfida e ditës së nesërme, megjithëse u shpreh se dërgimi i tij në shtëpi nuk do të thotë që ai nuk do të luajë në ndeshjet e ardhshme.

Category

📺
TV

Recommended