Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy ditë pas ndotjes së bregdetit nga solari në zonën e Triportit në Zvernec, nuk është marrë asnjë masë.
Ndotja vijon të jetë prezente shumë pranë zonës ku bëhen rimontet e anijeve e peshkarexhave.
Pavarësisht njohjes me ngjarjen nga denoncimet e peshkatarëve, as blutë e Vlorës, as Inspektoriati i Mjedisit apo Agjensia Rajonale e Mjedisit nuk kanë arritur të identifikojnë shkakun apo autorin e ngjarjes.
Burime konfidenciale sqarojnë se aktualisht ka nisur një hetim policor.
Sipas të njëjtave burime, janë thirrur për të dëshmuar 77 pronarë të anijeve e peshkarexhave që ushtrojnë aktivitet në Triport.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/solari-ne-triport-pyeten-77-pronare-anijesh-e-peshkarexhash/