Teksti. Zaho Balili
Kendon. Grupi lot kurbeti
Libri. Lot kurbeti
Ç'u ngrita pa gdhirë
morra shtegun lartë
gjeta një thëllëzë
këngës ia kish marrë
Desha që t'i flisja
pse si fola vallë
qerpikun e syrit
vesa ia kish larë
Desha që ta ndisja
ç'nur që i kish rënë
nur i nusërisë
larë me borë e hënë
Lulet e qershisë
rënë përmbi flokë
desha të marrë njërën
po s'e morra dotë
Çe trëmba thëllëzën
malit fluturojë
plasa sa e putha
plasa sa qëndrojë