Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Autoriteti Rrugor ka ndërhyrë në kryqëzimin e Blinishtit në Lezhë, duke përmirësuar situatën pas aksidenteve të ndodhura me viktima dhe të plagosur.
në të dy senset e autostradës janë vendosur tabela sinjalizuese dhe pengesa shpejtësie që tregojnë se aty është një zonë e rrezikshme, ndërsa në njërin kah të hyrjes për në Blinisht janë hequr barrierat të cilat pengonin shesh pamjen për drejtuesit e mjeteve që hynin në rrugë.
Administratori i Blinishtit Sokol Luku vlerëson se pengesa e shpejtësisë, e cila është vendosur në kryqëzim përbën sërish rrezik për aksidente.
Luku: Kanë ngritur disa bume por nuk janë studiuar mirë dhe mendoj se këta përsëri mund të bëhen shkak për aksident. I bëj thirrje Autoritetit Rrugor Shqiptar, mendoj se e ka bërë punën në këtë segment, por ka prapë për të përmirësuar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nderhyhet-tek-kryqezimi-i-rrezikshem-i-blinishtit/