Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kandidati për kreun e LSI, Përparim Spahiu, ka zgjedhur panairin e produkteve lokale në Dibër për të kërkuar vëmendjen e qeverisë për nxitjen e prodhimeve bujqësore. Deputeti Spahiu i kujtoi qeverisë se nuk ka mbajtur premtimin për ta çuar në 5% buxhetin për bujqësinë dhe bëri thirrje që në mandatin e ardhshëm qeveria të rrisë investimet për këtë sektor. Fermerëve dibranë të pakënaqur nga politikat e qeverisë, kryebashkiaku Muharem Rama, u premtoi mbështetjen maksimale të tij.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/perparim-spahiu-buxheti-per-bujqesine-seshte-5-sa-u-premtua/