http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një 60-vjeçar i dha fund jetës mesditën e kësaj të enjteje në Tiranë. Ngjarja ndodhi në Linzë pranë repartit special Renea ku Gani Çela, u gjet i pajetë nga kalimtarë të rastit. Policia, e cila shkoi pranë zonës, tha se Çela u gjet me një plagë në kokë dhe fare pranë trupit një pistoletë TT e një gëzhojë. Ende nuk dihen motivet që shtynë 60-vjeçarin t?i jepte fund jetës, ndërsa policia po merr në pyetje të afërmit. Gani Çela nga Përmeti, prej vitesh jetonte në zonën e Linzës në Dajt, ndërsa është baba i dy fëmijëve. Paraprakisht, policia po heton në pistën e problemeve financiare por dhe atë të borxhit.