Me kërkesë të Prokurorisë Gjykata e Tiranës ka liruar 6 vajzat të cilat u arrestuan në flagrancë gjatë operacionit ?Chat Line?.
Dafina Tresa administratorja e studios ku 6 vajza të moshës nga 17 deri 21 vjeç ushtronin prostitucion on-line. 32-vjeçarja nënë e dy fëmijëve të mitur i tha gjykatës se nuk e dinte që aktiviteti që ajo kryente ishte i jashtëligjshëm dhe vajzat nuk janë detyruar nga ajo, pasi çdo gjë e bënin me dëshirë.
Duke qenë se Tresa ka dy fëmijë për tu kujdesur dhe i arrestuar për këtë rast është dhe bashkëshorti i saj Artur Bakalli është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie. Ndërsa 33-vjeçari Bakalli u la në burg deri në përfundim të hetimeve.
6 vajzat të cilat ushtronin aktivitetin shumica e të cilave studente në Tiranë i sqaruan gjykatën se nuk e dinin se ajo që bënin ishte vepër penale. Për këtë arsye ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje, ashtu siç kishte kërkuar dhe akuza.
Operacioni për ndalimin e tyre u krye dy ditë më parë. Dafina Tresa dhe Artur Bakalli kishin përshtatur një apartament në një studio ku vajzat e njëra ofronin seks on-line kundrejt pagesës.