Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
QAFË- THANË- Tre të huaj kanë tentuar të trafikojnë një sasi kanabis prej 24 kilogramë e 412 gramë kanabis nga Shqipëria në drejtim të Europës.

Droga është zbuluar në pikën kufitare të Qafë- Thanës nga ana e Policisë kufitare, e cila ka bërë arrestimin e Mikolaj DRYNDA, 47 vjeç e Jozef DRYNDA, 23 vjeç, atë e birë.

Gjithashtu është vendosur në kërkim edhe një shtetase polake 25- vjeçare me iniciale S.H, e cila dyshohet të ketë bashkëpunuar për trafikun e kanabisit me dy të arrestuarit.

Category

📺
TV

Recommended