Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Mesditën e sotme është bllokuar aksi rrugor Qafë Llogara - Orikum (Vlorë), pranë fshatit Dukat për shkak të shkarjes të dherave, që kanë ardhur si pasojë e shirave të sotëm.

Kjo është diçka e përsëritur, sepse pas çdo shiu ka rrëshqitje dherash dhe rruga bllokohet, pjesërisht ose tërësisht.

Bllokimi i rrugës ndodhi edhe një javë më parë dhe u desh ndërhyrja e mjeteve të bashkisë për të zhbllokluar rrugën.

Aktualisht në vend ndodhet policia për të shmangur problemet dhe mjetet janë duke punuar për hapjen e rrugës.

Category

📺
TV

Recommended