• 9 years ago
Një material prej 28 faqesh, i ndarë në 4 kapituj, përbën programin e Qeverisë Rama2. Me të, Kryeministri do t?i kërkojë votëbesimin Parlamentit. Dokumenti, që e disponon Tv Klan, i kushton vëmendje të veçantë ekonomisë, me planin për të injektuar 100 miliardë lekë dhe për të ulur në 60 % borxhin publik.

?Përmes zbatimit të plotë të këtij programi ne synojmë një rritje ekonomike mesatare rreth 4.5 përqind për të arritur në rreth 5.5 ? 6 përqind të PBB-së në fund të mandatit. Programi 2017-2021 rikonfirmon konsolidimin fiskal si një objektiv prioritar të tij. Qeveria Shqiptare angazhohet për uljen graduale të borxhit publik në rreth 60% të PBB-së deri në fund të mandatit. Investimet publike të financuara nga buxheti i shtetit do të jenë rreth 5% e PBB-së. Jemi të vendosur për të vazhduar përdorimin e instrumenteve financiare, si Partneriteti Publik ? Privat, për projekte me rëndësi të veçantë në ekonomi, për të siguruar investime në infrastrukturë dhe shërbime publike të domosdoshme për qytetarët dhe për rritjen ekonomike të vendit. Me paketën ?1 Miliard? do të injektojmë më shumë se 100 miliardë lekë në ekonomi, nëpërmjet angazhimit të kapitaleve private në një numër të madh projektesh investuese, duke ndikuar direkt në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e sektorëve prioritarë?.

Përsa i përket bujqësisë, ekipi i drejtuar nga Rama angazhohet të zhvillojë më tej vizionin për zhvillimin rural, si mundësia kryesore për të siguruar një rritje harmonike dhe të qëndrueshme të zonave rurale.

Për infrastrukturën, objektivi kryesor mbetet përshpejtimi i integrimit të sistemit të transportit.

Turizmi shihet si prioritet, por i ndërthurur me kulturën.

Një kapitull u dedikohet shërbimeve publike (PROG 10). Fokusi këtu është te shteti ligjor dhe jetësimi i reformës në drejtësi, ndërsa reformimi do të shtrihet edhe në sistemin e hartimit të legjislacionit dhe atë të kodifikimit.

Arritja e standardit të vendeve të BE-së për sa i përket rendit dhe sigurisë publike do të jetë sfida e kësaj. (PROG12).

Dixhitalizimi do të shkojë krah për krah me administratën publike, në funksion të rritjes së performancës, përmes krijimit të regjistrave dixhitalë të konsoliduar dhe aksesit në internet (PROG13).

Qeveria angazhohet të vazhdojë të rrisë buxhetin për arsimin dhe kërkimin shkencor, duke e konsideruar atë një përparësi kombëtare.

Në lidhje me shëndetësinë, deri në vitin 2021, koha e pritjes për të gjitha shërbimet spitalore parashikohet të përgjysmohet.

Kapitulli i fundit u dedikohet politikave të jashtme, sigurisë, integrimit dhe shqiptarëve jashtë Atdheut. (PROG17) Këtu objektivi është konsolidimi i pozitave të Shqipërisë në hapësirën e Europës Adriatike, mbrojtja e të drejtave te patjetërsueshme të shqiptarëve në rajon dhe intensifikimi i ritmit te procesit të integrimit në Bashkimin Europian. (PROG18)

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended