Fast - food-et mbeten një zgjedhje e shumë të rinjve që, në mungesë të kohës apo të tjera alternativave, i konsumojnë ato vazhdimisht.
Po shqetësim mbeten kushtet higjeno sanitare të ushqimeve të shpejta.
Nisur nga një vendim i Autoritetit Kombëtar Të Ushqimit datë 11.09.2017 ?Për monitorimin e operatorëve të biznesit ushqimor fast food që ushtrojnë aktivitetin pranë institucioneve arsimore?, Report Tv bëri një vëzhgim në disa shkolla të kryeqytetit si: Sami Frashëri, Misto Mame, Shkolla Teknike Ekonomike dhe Asim Vokshi.
Pjesa më e madhe e bizneseve ushqimore ndodhen buzë rrugës, duke bërë që produktet që ju ofrohen nxënësve të jenë të ekspozuara ndaj pluhurit.