Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyer midis Forcave tona të Armatosura dhe Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe. Deklaratën Presidenti e bëri nga Durrësi, ku ndoqi nga afër stërvitjen e përbashkët shqiptaro-britanike ?Ushtari Eagle 17?, që vjen në kuadër të NATO-s.
Presidenti Ilir Meta, i cili është njëkohësisht edhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, ndoqi nga afër stërvitjen e përbashkët shqiptaro-britanike ?Ushtari Eagle 17?.
Pasi u njohën me programin e stërvitjes që kryejnë trupat shqiptare dhe britanike, Kreu i Shtetit vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer midis Forcave tona të Armatosura dhe atyre të Britanisë së Madhe, duke shprehur bindjen në mbështejen e Anglisë edhe në të ardhmen.
Meta: Dua të theksoj kënaqësinë tonë për këtë bashkëpunim të shkëlqyer midis Forcave tona të Armatosura dhe Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, pasi Britania e Madhe ka një rol të jashtëzakonshëm në aleancën ku ne bëjmë pjesë, në NATO. Falënderojmë Britaninë e Madhe për këto eksperienca të shkëlqyera që sjell, për mbështetjen që ka dhënë deri tani, por që sigurisht jam i bindur që do të japi edhe në të ardhmen për modernizimin e Forcave tona të Armatosura dhe për rritjen e kapacitete të forcave tona të armatosura.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/presidenti-meta-ndjek-demonstrimin-e-perbashket-ushtari-eagle-17/

Category

📺
TV

Recommended