Dritjona Ymeraj, 7 vjeç ka realizuar sot ëndrën e saj për të qenë pjesë e emisionit ?Zonë e Lirë? në ?Tv Klan?.
7-vjeçarja sipas logopedistes Gentiana Sinaj është diagnostikuar me autizëm infantil në moshën 3 vjeç e gjysmë dhe kjo diagnozë nuk ndryshon. Sinaj tha se Jona gjatë akteve të ndryshme të bisedave do më shumë kohë për ta marrë informacionin, ajo ka gradë minimale.
Gjatë emisionit Jona i drejtoi disa pyetje moderatorit dhe ideatorit të ?Zonë e Lirë?, Arjan Çani. Po ashtu 7-vjeçarja iu përgjigj pyetjeve të Çanit me korrektësi.