Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nishani nje ushtar politik
Tare: Kur u dekretuat, Nishani tha se nuk do ta dekretonte por nuk ia lejonte Kushtetuta.
Xhafaj: Meqenëse më pyetët, unë dua të them që unë kam respekt për institucionet sepse jam vetë zyrtarë. E respektojë vetë detyrën dhe kam respekt për institucioni e Presidentit edhe kur në atë funksion ulen njerëz që nuk e meritojnë. Në atë rast, nuk besoj se ka folur Presidenti i Republikës, por ka folur ushtari politik Bujari. Mua nuk më intereson Bujari, më intereson Presidenti
Tare: Mendoni se mund t?ia fitoni besimin opozitës?
Xhafaj: Unë nuk jam këtu për të fituar dashurinë e opozitës. Qëllimi kryesor është të fitoj besimin e qytetarëve. Nga mëngjesi deri në darkë punoj për këtë. E kam thënë edhe në Parlament, që jam shumë i gatshëm t?i shtrijë dorën opozitës për çështje në interes të qytetarëve. Natyrisht, ata kanë të drejtën të bëjnë oponencën e punës time dhe të tregojnë se si ata mund ta bëjnë më mirë. Nëse do të vendosim një marrëdhënie të qartë institucionale dhe respekti për njëri-tjetrin, absolutisht kam qenë dhe do të mbetem i hapur. Kam marrëdhënie shumë të mira me një pjesë prej tyre. Shpresoj që ata që kuptojnë përgjegjësitë që kanë si opozitë.
Tare: Pas një muaji aktivitet si ministër i Brendshëm morët komplimente nga eksponentë të opozitës për luftën ndaj kanabisit dhe lëvizjet e drejtorëve të policisë. Mund ta keni këtë frymë komplimentesh?.
Xhafaj: Nuk jam shumë i interesuar për komplimente, se sa jam i interesuar për bashkëpunim konstruktiv dhe të shëndetshëm me ta. Komplimentet t?ua lëmë qytetarëve. Edhe në atë raste kur janë shprehur kanë qenë dalje jashtë kontrolli nga vija e Partisë Demokratike.
Tare: Mund t?ju komplimentojnë sërish?
Xhafaj: Me gurë dhe baltë nuk kam parë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/ministri-i-brendshem-xhafaj-interviste-ekskluzive-ne-tonight-ilva-tare/