Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pavarësiht se Shqipëria ka përfunduar marrëveshjen kushtëzuese me Fondin Monetar Ndërkombëtar një grup ekspertësh kanë mbërritur në Tiranë.
Sipas burimeve mësohet se në vëmendje do të jenë ndryshimet buxhetore si pasojë e strukturimit të ministrive të cilat janë shkurtuar dhe kërkojnë një rishikim të shpërndarjes së fondeve.
Drafti i buxhetit të ri pritet të depozitohet pas pak javësh në Kuvend. Në këto takime do të diskutohet edhe marrëveshja me këtë institucion financiar të rëndësishëm.
Në përfundim të marrëveshjes kushtëzuese që zgjati për tre vjet dhe në bazë të cilës Shqipëria mori një financim prej 370 milionë eurosh ministri Ahmetaj la të hapur mundësinë për rinovimin e marrëveshjes.
Tashmë mbetet që të merret një vendim politik nëse bashkëpunimi do të jetë thjesht në nivel këshillues apo kushtezues.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/ndryshimet-buxhetore-eksperte-te-fmn-mberrijne-ne-tirane/

Category

📺
TV

Recommended