Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Vincezo Ricci është shtetasi Italian që ka kallëzuar ish deputetin Eduart Ndocaj për mashtrim. Ricci ka deklaruar në Policinë e Lezhës se Eduart Ndocaj i ka folur në emër të qeverisë dhe I ka thënë se qeveria shqiptare do të shtronte më shumë se 50 km tubacione për gazsjellësin TAP.
Mijëra euro dhe makina/ Ryshfeti

?Pasi jam takuar disa herë me Eduart Ndocajn, fillimisht më ka kërkuar një makinë. I kam dhënë një Audi Q7, për të cilën disponoj edhe një kontratë përdorimi. Më pas më ka kërkuar 78 mijë euro.

Fillimisht i kam dhënë 25 mijë euro, pasi më tha që i donte përfaqësuesi i qeverisë për të miratuar tenderin. Më pas i kam dhënë edhe 53 mijë euro në dy këste. Dua të theksoj se i kam paguar më shumë se 8 mijë euro gjoba Eduart Ndocajt në Itali, që i ka marrë me makinën e tij.

Category

📺
TV

Recommended