Për rreth 5 orë vijon në Komisionin Parlamentar të Medias në Kuvend raportimi i ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro për skandalin e ndërtimeve në Parkun arkeologjik të Butrintit. Kumbaro ka pranuar se UNESCO-n nuk e ka pyetur për çdo projekt, ndërsa për çështjen konkrete të punimeve të brendësi të parkut i është drejtuar për marrje mendimi pasi problemi është bërë publik.
"UNESCO nuk aprovon projekte në sitet arkeologjike në të gjithë botën. Nëse UNESCO ka pyetje bën, nëse nuk ka pyetje s?bën. Komunikuam drejtpërdrejt me zyrën e UNESCO në Paris. Ne nuk kemi detyrim t?i dërgojmë UNESCO-s për çdo projekt. Raporti i është dërguar UNESCO-s, ia kemi dërguar edhe me email në anglisht pas publikimit të debatit", tha Kumbaro.
Vokshi-Kumbaros: Ndërprit punimet
Drejtuesja e komisionit, deputetja e PD, Albana Vokshi i kërkoi Kumbaros të ndërpresë menjëherë punimet në Parkun e Butrintit pasi sipas saj po shkatërrohet një nga vlerat më të çmuara historike dhe kulturore të vendit. Vokshi tha gjithashtu se Kumbaro nuk i ka vënë në dispozicion komisionit të Medias komunikimin e Ministrisë së Kulturës me UNECSCO-n për lejimin e punimeve në brendësi të Parkut.
Ndërkohë, kundër Kumbaros për atë që po ndodh në Butrint është rreshtuar edhe deputeti i PS në Sarandë, Alket Hyseni. Ai tha se ka një shqetësim real dhe të drejtë të qytetarëve për ndërtimin brenda parkut të Butrintit. "Kjo është një çështje sensitive, prek interesin e qytetarëve", tha Hyseni.