Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Armand Peza është një nga emrat më të njohur të biznesit dhe pronar i një nga salloneve të nusërisë më të famshme në Shqipëri ?Geraldina Sposa?.
Plot me imagjinatë, Armandi vjen gjithmonë ndryshe dhe shumë i veçantë. I ftuar në emisionin e mëngjesit ?Ditë e Re?, Mandi i Geraldinës ka folur për vështirësitë që ka hasur për të arritur aty ku është sot dhe se si lindi ideja për të për të ngritur këtë biznes.
Fillimisht ka punuar si hamall në Greqi, ku ishte emigrant së bashku me familjen e tij. Ideja për të krijuar Geraldina Sposa ka qenë për të një rastësi.
?Ka qenë shumë rastësi, isha emigrant në Greqi, nuk iu besohet por kam punuar edhe hamall. Jetoja dhe punoja atje me gjithë familjen time. Rastisi që mamaja ime të kthehej në Tiranë për një dasmë të një familjari së bashku me babain dhe kohën që kemi qëndruar larg njëri-tjetrit, rreth muaj e gjysmë, flisnim në telefon. Rastësia solli që unë të kisha në dorë disa stoqe fustanesh nusërie të asaj kohe, por mu duk si një gjë me vlerë dhe më lindi si shkëndinjë. I thoja mamit tim në telefon që kam një surprizë për ty kur të vish dhe më thoshte që edhe unë kam menduar diçka për ty dhe do ta them kur të vij.?

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/showbiz/mandi-i-geraldines-nga-hamall-ne-biznesmen/

Category

📺
TV

Recommended