Deputeti i PD, Flamur Noka në një prononcim për Report Tv deklaron se opozita kërkon përjashtimin e Ramës, pasi ofendoi Berishën.
Ai u shpreh se Rama u soll si rrugaç, ndërsa për të mbuluar këtë Ruçi përjashtoi atë, por sipas tij nuk do të lejohet që kryetari i Kuvendit të kthehet në xhandar.
Flamur Noka u përjashtua pasi ofendoi Ruçin duke i thënë rrugaç, ndërsa opozita vijon që të jetë e ngujuar në Kuvend, për të pritur orën 17:00 për rifillimin e seancës, pasi nëse do të dalë, Noka nuk do të lejohet nga garda që të futet sërish.
Kjo është herë e dytë që Kuvendi bllokohet nga opozita, e ndërsa seancën e parë ndodhi për shkak të Reformës Zgjedhore sot nisi me ligjin e minoriteteve që në nisje.