Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ndërtim pa leje në zonën e Këlcyrës në Përmet u ka kushtuar shtrenjtë drejtuesve vendor të policisë. Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka firmosur disa masa për punonjësit e Policisë, së Përmeti të Këlcyrës dhe Gjirokastrës, të cilët janë evidentuar me përgjegjës për lejimin e këtij ndërtimi.
Albert Dervishi: Masat përfshijnë edhe 2 drejtuesit vendore të Policisë së Gjirokastrës, pasi mbi bazën e konkluzioneve të Drejtorisë së Standardeve nuk kanë ushtruar përgjegjësinë ndaj strukturave në varësi për raportimet për kontrollin e territorit. Theksojmë këtu se kontrolli i territorit, në të cilin përfshihet edhe ruajtja e mjedisit nga çdo lloj krimi mjedisor, është detyrë dhe përgjegjësi e strukturave të Policisë Vendore.
Hetimet për këtë ngjarje nisën me 5 shtator, kur në grykën e Këlcyrës nisi puna për devijimin e një burimi natyror uji. Edhe pse në atë kohë është dërguar për kontroll grupi i postës së Policisë së Këlcyrës, ngjarja nuk është raportuar pranë strukturave përgjegjëse dhe në Prokurori.
Për këtë arsye të gjithë zyrtarët e policisë së Përmetit, janë akuzuar edhe për shpërdorim detyre. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, përmes një letre drejtuar krerëve të Policisë së Shtetit, dënoi ashpër mosreagimin e strukturave përgjegjëse.
Ai thekson se askush nuk ka imunitet për t?i shpëtuar ndëshkueshmërisë në rastin e ndërtimeve të paligjshme dhe akoma më keq, kur kryhen krime që cenojnë mjedisin, shëndetin, sigurinë apo jetën e qytetarëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkarkohet-shefi-i-policise-permet-nuk-raportoi-ndertimin-prane-lumit-vjose/

Category

📺
TV

Recommended