I pranishëm në qytetin e Vlorës për mbledhjen dy ditore të qeverisë, Kryeministri Edi Rama premtoi se brenda këtij mandati 4 ? vjeçar, në qytetin bregdetar do të ndërtohet një kompleks i ri sportiv.
Projekti i quajtur ?Vlora Sport?, duket se do të vihet në jetë në vendin ku ndodhet stadiumi ?Flamurtari?, të cilin Rama e vizitoi me administratorin e klubit të futbollit ?Sinan Idrizi? dhe kryetarin e Bashkisë, Dritan Leli.
Po studiohet mundësia për ndërtimin e kompleksit të ri edhe në Pyllin e Sodës. Aktualisht, Shqipëria ka vetëm dy stadiume të standardit të UEFA-s, ?Loro Boriçin? në Shkodër dhe ?Elbasan Arenën?.
Tv Klan