Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Ashtu sikurse edhe ishte diskutuar më parë, Parku i Pallatit të Brigadave ka hapur sot dyert e parkut për herë të parë për qytetarët. Një nga monumentet e historisë dhe peizazhit urban i kthehet publikut si një nga pikat më të rëndësishme të atraksionit ambiental, historik, monumental dhe turistik të Tiranës.
Hapja e tij u bë në orën 11:00 dhe ishin të shumtë njerëzit që e vizituan atë duk mos kursyer komentet pozitive dhe impresionizmin. Pallati është jo vetëm një nga parqet më të mëdha, por është unikal me gjelbërim ekzotik dhe konsiderohet nga realizimet më të mira dhe të arritura në vendin tone për nga arkitektura e mjedisit.

Category

📺
TV

Recommended