Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u ndal në qytetin e Vlorës, ku po ofrohet shërbimi i mamografisë falas për gratë e moshës 40-50 vjeç, përmes dy mamografëve të lëvizshëm të vënë në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Manastirliu: Jemi këtu në Vlorë, bashkë, të gjitha gratë drejtuese të Shëndetësisë për të apeluar për kryerjen e ekzaminimin e gjirit, pasi diagnostikimi i hershëm i këtij tumori, të shpëton jetën. Ne si Ministri e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të fuqizojmë spitalet Rajonale me mamografë të rinj. Vlora është nje prej 5 spitaleve rajonale që, së bashku me Durrësin, Gjirokastrën, Dibrën dhe Kukësin, shumë shpejt do të kenë aparaturat e reja të mamografisë. Ndërkohë, mamografët e lëvizshëm do të vijojnë rrugëtimin e tyre përgjatë gjithë vitit, për të kryer këtë depistim edhe në zonat rurale, ku ka mungesë aksesi për këtë shërbim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/manastirliu-aparature-e-re-mamografie-per-vloren/

Category

📺
TV

Recommended