Kryeministri Rama është i sigurt që mesi i muajit mars do të shënojë hapjen e negociatave te anëtarësimit për Shqipërinë. Sipas tij vendet anëtare të unionit do të vlerësojnë 2 arritjet e mëdha të vendit tonë siç i cilëson ecurinë e zgjedhjeve të 25 qershorit si dhe luftën kundër kanabisit dhe krimit të organizuar.
Akuzat e 2 partive të opozitës pikërisht për këto dy momente që Rama i cilëson si 2 arritje të mëdha në komunikim javor në faqen e tij ne Facebook, kryeministri thotë se janë thjeshtë propoganda e partive qe duan të heqin vëmendjen nga humbja e thellë në zgjedhje.
Pavarësisht qëndrimit të opozitës kreu i maxhorancës socialiste garanton se përpjekja për të vazhduar bashkëpunimin me të nuk do të rreshtë./Tv Klan