Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Duke marrë shkasë nga akuzat e shumta të shpërthyera së fundmi në media ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha publikoi një dokument të prokurorëve italianë në lidhje me trafikun e drogës nga Shqipëria në Siçili dhe ku midis të akuzuarve janë edhe vëllezërit Moisi dhe Florian Habilaj.
Emra të tjerë në dosjen heti8more janë edhe të shtetasve Nezar Seiti, Maridian Sulaj, Armando Sulaj, Sabaudin Çela dhe Fatmir Minaj, ndërsa pjesa tjetër janë shtetas italian.
Në një nga përgjimet telefonike të zhvilluar më datë 6 tetor të vitit 2013, Florian Habilaj teksa flet me të vëllanë Moisiun, i thotë atij se po shkonte në Tiranë, pasi e kishte kërkuar ?shefi i madh?.
Floriani: Më ka kërkuar shefi i madh në Tiranë
Moisiu: Çfarë donte shefi?
Floriani: Asgjë, për situatën
Dosja penale ndaj grupit kriminal italo-shqiptar është hetuar prej prokurorisë së Katanias në Itali
Sipas dosjes penale, trafikimi i drogës nga ky grup nga Shqipëria në drejtim të Italisë ka nisur në vitin 2013.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-publikon-dosjen-e-drejtesise-italiane-per-habilajt/