Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, apeloi indirekt politikën të mos bëjë bëjë politikë me krimin.
Sipas tij, lufta e organeve të ligjit vështirësohet nga politikanë të vënë në rolin butaforik të prokurorit dhe policit që çështjen e luftës kundër trafikut e shohin thjesht dhe vetëm si trafik karrigesh pushteti.
Deklaratat Xhafaj i bëri gjatë konferencës për luftën kundër trafiqeve njerëzore ku ishin të pranishëm Ambasadorët e BE dhe OSBE.
Xhafaj: I gjithë territori i republikës së Shqipërisë në nivel qëndror dhe lokal, në kryeqytet dhe rrethe apo zonat më të thella do të duhet të jetë në një kontroll edhe më të rreptë. Synojmë më shumë bashkërendim dhe kordinim midis gjithë agjencive qëndrore dhe lokale në funksion të objektivit madhor atë të sigurisë. Do vazhdojmë ta bëjmë këtë luftë me shumë përkushtim. Edhe pse një gjë e tillë nuk është e lehtë në kushtet e një trafiku të madh të fjalës pa fre, të retorikës boshe, akuzave për përbaltje, delirimit pa kufi, fjalime të tëra, deklarata publike, emisione dhe shkrime pa fund adresohen për trafikun dhe trafikantët, emrat e të cilëve janë bërë temë e ditës më shumë se çdo gjë tjetër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lufta-kunder-trafikut-xhafaj-per-politiken-vetem-trafik-karrigesh-pushteti/

Category

📺
TV

Recommended