Shfrytëzimi vajzave dhe grave për prostitucion në Shqipëri nga viti në vit po pëson rritje. Kjo vërehet edhe nga intensiteti operacioneve policore kundër këtij fenomeni kryesisht në Tiranë. Pesha specifike që prostitucioni në grupin e veprave penale ?Vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit? është 21,8 % për vitin 2016, ndërkohë që në vitin 2015 ka qenë 17,5 %.
?Prostitucioni vijon të mbetet një dukuri tepër serioze dhe shqetësuese në vendin tonë?. Kështu është shprehur edhe sociologia Entela Binjaku në studion e Report Tv, ku zbuloi dhe disa elementë që i shtyjnë vajzat të dalin në rrugë, të zgjedhin këtë mënyrë jetese. Për sociologen Binjaku shkaku kryesor që i detyron këto vajza të ?shpërdorehen? janë kushtet ekonomike, pra varfëria.