Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Kryeministri Edi Rama iu bëri leksione politike të rinjve socialistë, teksa tha se politika është instrumenti i vetëm për t?u bashkuar me tjerët. Nga Akademia Politike e PS, Rama tha se politika ka lindur për t?i dhënë njeriut forcë, që duke u bashkuar me tjerët, të bëjë të mundura gjërat që nuk i bën dot i vetëm. Më tej, kreu i ekzekutivit theksoi se Akademia Politike Kombëtare do vijojë Akademitë në të gjitha rajonet dhe ata që do dallohen në këtë program, do të aktivizohen më tej.
?Sot ata që drejtojnë Forumin Rinor të PS kanë kaluar nga kjo eksperiencë, që i hap dyert vajzave dhe djemve si ju pa asnjë filtër që lidhet me çfarëdo elementi të statusit social apo vendndodhjes gjeografike ka nevojë të çohet më tej. Ne do shkëmbejmë mes veti energji pozitive dhe dije e pasion për Shqipërinë që duam, duke krijuar kushtet që jo të gjithë, por disa ta kthejnë këtë eksperiencë në aktivitet dhe disa të ecin më tutje në ambicien, dëshirën, për të bërë më shumë duke shfrytëzuar PS. Është momenti të realizojmë qëllimet tona, që kanë të bëjnë me idealet, me ?pse ne jemi në këtë parti?.

Edhe në zhvillim të eksperiencës së mëparshme, përfshirjen e studentëve në strukturat e forumet e PS, ne do bëjmë të njëjtën gjë, duke synuar që në këtë proces të ketë teori, por edhe praktikë të gjatë, lidhje sa më konkrete me atë që është jeta e përditshme e forumeve, e deputeteve dhe drejtuesve të PS. Akademia politike kombëtare këtë herë do të vijojë me akademitë në të gjitha rajonet dhe rezultati i parë që duam të marrim është se ata që do dallohen në këtë program do të aktivizohen më tej. Politika bën shumë keq, kur përdoret për punë të këqija, por ka lindur për t?i dhënë forcë njeriut që së bashku me tjerët të bëjë të mundura gjërat që s?i bën dot vetëm. Duke filluar nga një klasë, për të vazhduar me një auditor, një konvikt, e më tej, për të parë që gjërat të shkojnë sa më mirë.

Category

📺
TV

Recommended