Pas skandalit të publikuar nga emisioni investigativ Stop në Tv Klan, ku u zbuluan qindra medikamente të hedhura në lumin Erzen, Ministria e Turizimt dhe mjedisit ka nisur aksionin për heqjen e tyre.
Kjo nuk është hera e parë që Erzeni pushtohet nga mbetje të rrezikshëm, spitalore pasi tre muaj më parë gazetarët investigativ të emisionit ?Stop? denoncuan hedhjen e mbetjeve spitalore në lum nga kompania Eroteam.
Specialistët e konsideruan këtë ndotje të rrezikshme për jetët e qyetarëve. Gjatë aksionit për pastrimin e grykderdhjes së Erzenit nga këto medikamente ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi klosi dënoi këtë akt të kundraligjshëm, përgjegjësit e të cilit do të vihen para drejtësisë.
Ende nuk dihet se cila kompani farmaceutike i ka hedhur këto medikamente në lumë. Autoritetet po vijojnë hetimet edhe për rastin e ndotjes nga kompania Euroteam. Pas publikimit të skandalit, administratorja e kompanisë Mirela Topulli ushtroi dhunë mbi gazetarin e emisionit Stop. Ndaj saj nisi një procedim penal më akuzën për goditje për shkak të detyrës, dhe për shpërndarje të mbetjeve kimike të rrezikshme si dhe të ndotjes së ambientit.