Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Lulzim Basha ftoi organin e akuzës të hetojë ndaj punonjëve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, pasi sipas tij kanë vepruar nën urdhrat politik të ish-Ministrit Sajmir Tahirin duke arrestuar Ish shefin e antidogës së Fierit, Dritan Zagani.

?Punonjësit e shërbimit të kontrollit të Ministrisë që arrestuan Zaganin duhet të hetohen dhe të merren të pandehur për montim akuzash dhe konspiracion në mbështetje të krimit. Këtë duhet të bënte Edi Rama, të çonte këta punonjës në prokurori?.

Gënjeshtër e quajti kreu i demokratëve deklaratën e bërë nga kryeministri Rama që, Dritan Zagani ka qënë i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, teksa e paralajmëroi se rasti ?Tahiri? është vetëm fillimi i dosjeve të reja që pritet të zbardhin implikimin e qeverisë në trafikun e drogës.

?Ditët e ardhshme do ketë të reja të tjera që zbulojnë përfshirjen e qeveritarëve shqiptarë dhe të Ramës në mbështetje të krimit dhe të trafikantëve të drogës?.

Basha thotë se në betejën me krimin e drogën organet e drejtësisë shqiptare kanë mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.

Category

📺
TV

Recommended