Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me projektligjin për buxhetin e vitit 2018, i cili u diskutua sot në Konferencën e Kryetarëve, por që u bojkotua nga opozita.
Vasili tha se opozita nuk mund të ishte pjesë në këtë shqyrtim për arsye madhore, sepse sipas tij, shteti është i kapur dhe është bërë njësh me trafikun e drogës e me trafiqet e tjera.
Megjithatë, kreu i grupit të LSI deklaroi se arsyeja themelore për bojkotin e opozitës ishte fakti se kryeministri Rama dhe kjo qeveri nuk ka të bëjë me asgjë me merakun e qytetarëve. Duke i quajtur qesharakë kolegët e PS, Vasili nxori një dokument, që sipas tij, tregon se kush e bojkotoi mbledhjen e sotme, që ishte pikërisht Rama.
"Dokumenti më i rëndësishëm që një qeveri, ose më mirë një Kryeministër paraqitet para vendit, është pikërisht ligji i Buxhetit të Shtetit. Gjithë të tjerët kanë rëndësinë e tyre, por fytyrën e qeverisjes e ka ky ligj.