Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkëpunimi në fushën e menaxhimit të ujit të pijshëm dhe trajtimin e ujërave të ndotura, duke shkëmbyer njohuritë dhe praktikat më të mira, ishte në thelb të memorandumit që Ujësjellës-Kanalizime Tiranë nënshkroi dje me Autoritetin Rajonal të Ujit të Delflandit në Hollandë dhe kompanisë ?Dunea?. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe drejtori i Përgjithshëm i UKT, Redi Molla, ndodhen për një vizitë dy ditore në Amsterdam për të ndjekur punimet e konferencës për Javën Ndërkombëtare të Ujit.
Pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit, kryebashkiaku Veliaj theksoi se kjo marrëveshje shënon fillimin e një bashkëpunimi të gjatë për shkëmbimin e përvojave më të mira në fushën e shfrytëzimit të burimeve hidrike dhe për zhvillimin e qyteteve. ?E vlerësoj shumë dhe jam i lumtur që po shoh diçka konkrete, sa i përket fillimit të bashkëpunimit tonë?, tha Veliaj.
Për më shumë lexoni në:
tirane/http://www.oranews.tv/vendi/eksperience-hollandeze-ne-menaxhimin-e-ujit-ne-tirane/