Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Inspektoriati Kombëtar i Mbrotjes së Territorit vijuan aksionin për heqjen e tabelave të reklamave dhe ndërtimeve të vendosura përgjatë akseve kombëtare-rrugore.
Në javën e katërt, aksioni është përqendruar në aksin Fier-Vlorë dhe Lezhë-Shkodër. Në total, në këto akse janë hequr 172 tabela dhe 14 ndërtime të lehta. Gjatë ndërhyrjes në më shumë se shtatë raste, autoritetet kanë bashkëpunuar me biznese të caktuara për të bërë zhvendosjen e materialit të tyre brenda kufirit rrethues të biznesit për të liruar rrugën.
Në bashkëpunim me komisariatet respektive të policisë është bërë e mundur ndërhyrja në aksin Lezhë-Shkodër ku janë hequr 88 tabela, ashtu sikurse është bërë edhe spostimi i gomave që ishin vendosur në anën e karrexhatës në dy subjekte tregtare.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hiqen-172-tabela-reklamash-ne-dy-akse-rrugore/