Pas aksionit për të rikualifikuar sheshin e Himarës dhe nisjes së aksionit për të liruar hapësirat të cilat pengojnë që plani i rehabilitimit të shkojë deri në fund. Banorët kanë reagur me protesta duke u shprehur se nuk janë dakord për këtë aksion, pasi sipas tyre kjo është një çështje e cila cenon të drejtën e tyre në këtë troje.
I ftuar në studion e Report TV, historiani dhe njohësi i mirë i rrethanave historike, Pëllumb Xhufi, ka shpjeguar se protestat e banorëve të Himarës, janë të nxitura dhe kanë një prapavijë, e cila synoin që përmës bllokimit të punimeve të fitojnë në pjesën e përkatësisë dhe ajo që është më e keqja e kësaj është se, kjo mund të çojë deri në humbjen e identitetit.
Sipas historianit Xhufi, Athina gjithmonë ka ndjekur këtë politikë, për të kërkuar negociata, sepse pretendon se mund të dalë fituese nga kjo çështje, por ne kemi për të zgjidhur çështje më të ndjeshme dhe shumë delikate.
Ndërhyrjen e qeverisë për të rikualifikuar planin e Himarës , Xhufi e shef si një strategji zhvillimi dhe më pas ky qytet do të bëhet dhe më i bukur , pasi hapësira të shumta janë të bllokuara nga lokale dhe bare të panevojshme.