Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Në raportin e fundit të Bankës Botërore ?Doing Bussines 2018? Shqipëria renditet në vendin e 65, duke humbur 7 vende nga viti i kaluar.
Shqipëria vitin e kaluar ishte në vendin e 58, ndërsa në raportin e fundit ka zbritur me 7 vende, një gjë e tillë tregon se të bërit biznes është vështirësuar ose vendet e tjera janë përmirësuar duke na kaluar në renditje.

Kredidhënia dhe rregullimi i tregut të punës janë dy aspektet në të cilat Shqipëria ka shënuar progres në raportin e fundit, ndërsa përsa i përket problemeve janë; Marrja e energjisë elektrike për biznesin, pagesa e taksave, lejet e ndërtimit, por mbi të gjitha regjistrimi i pronave.

Category

📺
TV

Recommended