http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar largimin nga detyra e Shërbimit Informativ, Visho Ajazi Lika. Dekreti u publikua në faqen zyrtare të Presidentit.
Vendimi i Metës vjen pas dorëheqjes së paraqiti kreu i SHISH. Burime zyrtare pranë Kryeministrisë bënë të ditur se ai kishte dorëzuar letrën e largimit disa ditë më parë, duke mos pranuar më të qëndrojë në këtë detyrë.
Vendimi i Visho Ajazi Likes ka vënë në lëvizje kryeministrin Rama. Zyra e shtypit të qeverisë bëri të ditur se Rama zhvilloi një takim 30 minutësh me Presidentin, ku i paraqiti propozimin për lirimin e drejtorit të SHISH Visho Ajazi Likës, dhe emërimin ne këtë detyrë të zëvendës drejtorit aktual të shërbimit Helidon Bendo.
Propozimi i kryeministrit për lirim dhe emërim në krye të SHISH erdhi pas dorëheqjes së Visho Jazi Likes, të cilën kryetari i qeverisë e mirëpriti, duke e falenderuar atë për kontributin e dhënë në Shërbimin Sekret.