Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Raporti i INSTAT për 2016 konfirmoi legjendën urbane se Gjirokastra është qyteti ku kursehet më shumë. Të dytët u renditën elbasanllijtë.
Të dhënat treguan se pjesa më e madhe e të ardhurave mujore në një familje shqiptare përdoren për blerjen e ushqimeve, çka konfirmohet nga qytetarët.
Për tregjet thuhet se gjen çfarë kërkon, por qytetarët thonë se mundësinë ekonomike dhe çmimet sipas tyre të larta i privojnë të kenë në tryezë çfarë dëshirojnë.
Qytetar: ?Çmimet janë të larta në krahasim me rrogat që marrim.?
Peshën më të madhe në shpenzimet për ushqim e zënë artikujt si qumështi me nënproduktet e tij dhe veza, buka dhe mish, ndërsa frutat dhe perimet renditen të fundit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/elbasanllinjte-kursimtaret-me-te-medhenj-pas-gjirokastriteve/