Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Debatet politike për mbjelljen e kanabisit gjatë vitit 2017, do të marrin fund këtë të premte ku Guardia di Finanza do të publikojë të dhënat përmes një raporti. Pritet që prezantimi të bëhet nga Ministri i Brendshëm italian, pas takimeve me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.
Guardia di Finanza do të bëjë publike raportin e saj në lidhje me kultivimin e kanabisit për vitin 2017, të premten në orën 11:30 tek Pallati i Kongreseve.
Raporti do të prezantohet nga Ministri i Brendshëm italian, Marco Minniti në përmbyllje të axhendës së tij në Tiranë.
Ministri italian zhvillon një vizitë zyrtare më 3 nëntor i shoqëruar nga një delegacion i nivelit të lartë i Ministrisë dhe Policisë italiane.
Në orën 10, Marco Minniti do të takojë Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj në ambientet e Ministrisë së Brendshme ku do t?I dorëzojë edhe raportin e Guardia di Finanza.
Ky takim vjen pas vizitës të ministrit Xhafaj në Itali në datën 23 tetor.
Më pas në orën 11:00, Ministri i Brendshëm italian do të niset për në Presidencë për një takim me Presidentin Ilir Meta.
Në përfundim të këtyre takimeve, në orën 11:00 do të mbahet dhe konferenca përmbyllëse e misionit të monitorimit ajror për vitin 2017 në kuadër të luftës antikanabis.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/guadia-di-finanza-fotografoi-siperfaqe-te-paperfillshme-me-kanabis/